Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today18/11/2026
Princi William dhe Princesha Kate janë takuar me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, gjatë vizitës treditore që po zhvillojnë në këtë vend.
Çifti mbretëror mbërriti të mërkurën në Nju Delhi, në ndalesën e fundit të udhëtimit të tyre të parë zyrtar jashtë vendit së bashku pas katër vitesh. Takimi me kryeministrin Modi nuk ishte pjesë e axhendës fillestare, por u konfirmua në momentet e fundit, pasi ai njoftoi se do të kthehej në kohë nga një vizitë në Filipine.
Këtë vit, ceremonia u organizua për herë të parë në Indi. Sipas Princit William, vendi u përzgjodh për shkak të angazhimit në inovacionin klimatik, biodiversitetit dhe numrit të madh të të rinjve.
Në fjalën e tij, Princi William u shpreh se vitet 2020 duhet të jenë periudha kur ndryshimet pozitive për planetin të bëhen të pakthyeshme. Ai theksoi se historia nuk shkruhet vetëm nga sfidat, por edhe nga njerëzit që bëjnë përpjekje për t’i kapërcyer ato.
Edhe Princesha Kate u përfshi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku vlerësoi punën e sipërmarrësve, organizatave dhe shkencëtarëve që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për krizën mjedisore. Ajo tha se puna e tyre i jep shpresë për të ardhmen.
Takimi i fundit i çiftit mbretëror me kryeministrin Narendra Modi ishte zhvilluar në vitin 2016, gjatë vizitës së tyre të mëparshme zyrtare në Indi. Ndërkohë, Pallati Kensington e cilësoi takimin e kësaj here si një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Indisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)