Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Qeveria e Serbisë ka vendosur të anulojë zyrtarisht marrëveshjen prej 500 milionë dollarësh për ndërtimin e një hoteli luksoz me emrin Trump në kryeqytetin e vendit, Beograd. Projekti ishte propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, përmes kompanisë së tij të investimeve Affinity Partners.
Ministria serbe e Ndërtimit konfirmoi në një përgjigje me shkrim për median vendase “Insajder” se procedurat për përfundimin e marrëveshjes do të mbyllen në fillim të kësaj jave. Sipas ministres së Ndërtimit, Aleksandra Sofronijeviç, qeveria kishte vendosur të tërhiqej nga projekti që në muajin gusht. Të dyja palët kanë rënë dakord të mos paraqesin pretendime apo kërkesa për dëmshpërblim ndaj njëra-tjetrës.
Qeveria serbe kishte rënë dakord t’i jepte kompanisë së Kushnerit një kontratë përdorimi të pronës për 99 vjet. Por projekti u shoqërua me polemika dhe akuza për ndërhyrje në statusin e mbrojtjes kulturore të ndërtesës.
Projekti u kundërshtua edhe nga qytetarët, mijëra prej të cilëve dolën në protesta kundër tij. Në dhjetor të vitit të kaluar, Kushner njoftoi tërheqjen nga marrëveshja.
“Meqenëse projektet e rëndësishme duhet të bashkojnë dhe jo të përçajnë, dhe në shenjë respekti për popullin e Serbisë dhe qytetin e Beogradit, ne po tërheqim kërkesën tonë dhe po tërhiqemi në këtë moment”, deklaroi atëherë një përfaqësues i kompanisë Affinity Partners.
Kompania, e cila financohet kryesisht nga qeveri të Lindjes së Mesme, deklaroi se nuk kishte pasur asnjë rol në procesin e shqyrtimit të statusit të mbrojtjes kulturore të pronës. Edhe vetë Kushner kishte theksuar se investitorët e tij nuk duhet të prisnin trajtim të favorshëm nga qeveria amerikane.
Pavarësisht se është shtetas privat, 45-vjeçari Kushner ka pasur një rol të rëndësishëm në përpjekjet diplomatike të administratës Trump. Së bashku me manjatin e pasurive të paluajtshme Steve Witkoff, ai është angazhuar në negociatat për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për çështjen e Iranit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)