play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Çmimi i arit në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2025

today16/11/2026

Background
share close

Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi i dollarit amerikan dhe rritja e yield-eve të bonove të Thesarit ushtruan presion mbi metalet e çmuara, në kushtet e pritshmërive për rritje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së (Fed).

Ari tregtohej me 3.855,06 dollarë për ons, duke shënuar rënie prej 26,69 dollarësh ose 0,69 për qind ndërsa argjendi ra me 1,30 dollarë ose 2,66 për qind në 47,43 dollarë për ons. Rëniet e fundit e çuan humbjen mujore të arit në 6,91 për qind ndërsa argjendi regjistroi rënie prej 16,9 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Disa zyrtarë të Fed-it deklaruan se mund të nevojiten rritje të tjera të normave të interesit ndërsa disa prej tyre sugjeruan se në dhjetor mund të shqyrtohet edhe një rritje më e madhe prej 50 pikësh bazë.

Normat më të larta të interesit rrisin koston oportune të mbajtjes së aktiveve që nuk gjenerojnë interes, si ari dhe argjendi ndërsa forcimi i dollarit i bën këto metale, të kuotuara në dollarë, më të shtrenjta për blerësit që përdorin valuta të tjera.

Investitorët po prisnin deklaratat e kryetarit të Fed-it, Kevin Warsh, më vonë të hënën, për të marrë sinjale të mëtejshme mbi drejtimin e politikës monetare të Bankës Qendrore si dhe publikimin e procesverbalit të mbledhjes së tetorit, të planifikuar për të mërkurën.

Argjendi, i cili ra në nivelin më të ulët në rreth një vit, u përball me presion për shkak të pritshmërive për dobësim të kërkesës, të lidhura me rënien e konsumit në sektorët e bizhuterive dhe të paneleve diellore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *