Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pesë vende të Bashkimit Europian po përgatiten të ngrenë një qendër deportimi për emigrantët në Rwanda, në kuadër të përpjekjeve për të frenuar migracionin e parregullt dhe për të përshpejtuar kthimin e personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Europë.
Gjermania, Danimarka, Austria, Greqia dhe Holanda pritet të bëjnë publike detajet e marrëveshjes në Vjenë. Sipas burimeve diplomatike, projekti do të nisë fillimisht si një program pilot, me kapacitet rreth 100 persona, ku secili shtet mund të dërgojë deri në 20 emigrantë.
Megjithatë, plani ka nxitur reagime të forta nga organizatat për të drejtat e njeriut.
Ndërkohë, Agjencia Europiane për të Drejtat Themelore kërkon garanci që askush të mos dërgohet në vende ku rrezikon persekutimin, ndërsa fëmijët e pashoqëruar duhet të përjashtohen nga kjo skemë.
Nisma vjen në një kohë kur migracioni mbetet një nga çështjet më të ndjeshme politike në Europë, pavarësisht se kalimet e parregullta të kufijve të Bashkimit Europian kanë shënuar rënie me 29 për qind në dhjetë muajt e parë të vitit 2026.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)