Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
11 nëntori shënon Ditën e Beqarëve, e njohur ndërkombëtarisht si “Singles’ Day” ose “Double 11”. Kjo ditë i kushtohet personave që nuk janë në një marrëdhënie romantike dhe synon të promovojë pavarësinë, dashurinë për veten dhe pranimin e statusit të beqarisë.
Festa e ka origjinën në Kinë, në fillim të viteve 1990, kur studentë të Universitetit të Nanjingut nisën të festonin faktin se ishin beqarë. Data 11 nëntor u zgjodh për shkak të paraqitjes së saj të veçantë: katër numrat një, 11.11, simbolizojnë katër persona të vetëm.
Ajo që nisi si një festë simbolike mes studentëve u përhap gradualisht dhe u kthye në një fenomen më të gjerë shoqëror. Me kalimin e kohës, dita mori edhe një dimension tjetër, atë tregtar, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të blerjeve online në botë.
Kthesa erdhi në vitin 2009, kur gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba e shfrytëzoi datën 11 nëntor për të organizuar një fushatë të madhe promocionale. Nisma pati sukses të menjëhershëm dhe shumë platforma të tjera tregtare iu bashkuan kësaj tendence.
Sot, “Singles’ Day” njihet edhe si “Double 11” dhe shoqërohet me ulje çmimesh dhe oferta të shumta në kategori të ndryshme, si teknologjia, veshjet, produktet e bukurisë dhe pajisjet elektronike. Në tregun aziatik, kjo ditë është kthyer në një event gjigant të konsumit, me fushata promocionale që në shumë raste nisin disa javë përpara datës 11 nëntor.
Megjithatë, përtej aspektit tregtar, mesazhi fillestar i kësaj dite mbetet i lidhur me pranimin e vetes dhe të jetuarit të pavarur. Ajo shihet si një mundësi për të festuar miqësitë, arritjet personale dhe për të kuptuar se lumturia nuk varet domosdoshmërisht nga të qenit në një marrëdhënie.
Ndryshe nga Shën Valentini, që i kushtohet dashurisë romantike dhe çifteve, Dita e Beqarëve vendos në qendër personat që janë vetëm, duke e kthyer statusin e tyre në një arsye për festim.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)