Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/11/2026
Paralelisht, NASA po avancon edhe në zhvillimin e Promise, një rover me pesë rrota, i pajisur me energji bërthamore, i projektuar për të eksploruar jo vetëm sipërfaqen e Hënës, por edhe shtresat e saj nëntokësore. Lëshimi i tij është planifikuar për vitin 2028.
Zhvillimi i roverit mbështetet në teknologji dhe komponentë të testuar më parë në Mars, përmes misioneve të suksesshme të roverëve Curiosity dhe Perseverance.
Misionet e ardhshme do të kenë gjithashtu një rol kyç në testimin e sistemeve të komunikimit dhe navigimit, si gjatë udhëtimit nga Toka drejt Hënës, ashtu edhe gjatë fluturimeve rreth saj.
Një tjetër element i rëndësishëm i programit është dërgimi i dronëve për të studiuar dhe analizuar terrenin hënor përpara mbërritjes së astronautëve.
Synimi është ambicioz, pasi guxon me kalimin nga vizitat e përkohshme në Hënë drejt krijimit të një pranie të qëndrueshme njerëzore, duke hapur një kapitull të ri në eksplorimin hapësinor.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)