play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Ambasadori i SHBA nis mandatin në Tiranë, zbulon planin amerikan për Shqipërinë

today06/11/2026

Background
share close

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka prezantuar prioritetet kryesore të mandatit të tij, duke vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Uashingtonit në fushën e mbrojtjes, zhvillimit ekonomik dhe sigurisë.

Përmes një videomesazhi të publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Wendt bëri të ditur se në muajt e ardhshëm do të zhvillohet një proces vlerësimi për përcaktimin e drejtimeve të bashkëpunimit mes dy vendeve.Diplomati amerikan theksoi se një nga prioritetet kryesore do të jetë forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushja e detyrimeve që burojnë nga anëtarësia e përbashkët në NATO.Në planin ekonomik, Wendt synon rritjen e tregtisë, investimeve dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët dhe bizneset e të dy vendeve. Ndërsa në fushën e sigurisë, ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

Gjatë mesazhit të tij, ambasadori shprehu mirënjohjen për Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për besimin e dhënë, si dhe falënderoi popullin shqiptar për mikpritjen.

Wendt kujtoi gjithashtu përvojat e tij të mëparshme në Shqipëri gjatë shërbimit ushtarak, ku ka bashkëpunuar edhe me Forcat Speciale shqiptare.

Ai u shpreh se pret të vizitojë zona të ndryshme të vendit dhe të takohet me përfaqësues politikë, zyrtarë shtetërorë, drejtues të institucioneve, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë.

Në përfundim, ambasadori theksoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë një histori të fortë miqësie dhe respekti të ndërsjellë, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi do të sjellë rezultate konkrete dhe një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy vendet.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *