play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Arsim

Google kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat në SHBA

today06/11/2026

Background
share close

Google pritet të çaktivizojë gjatë muajve të ardhshëm disa funksione të inteligjencës artificiale në pajisjet elektronike të përdorura në shkollat fillore dhe 9-vjeçare në Shtetet e Bashkuara. Sipas kompanisë, këto funksione do të mund të riaktivizohen vetëm me kërkesë të drejtuesve të institucioneve arsimore.Sipas The New York Times, vendimi shoqërohet edhe me një kufizim tjetër: shkollat që zgjedhin të mos përdorin inteligjencën artificiale mund të humbasin aksesin në motorin e kërkimit Google. Kjo lidhet me integrimin gjithnjë e më të madh të funksioneve të kërkimit me modelet gjeneruese të inteligjencës artificiale.

Ndërkohë, zv.drejtori ekzekutiv i Google për sektorin e arsimit ka shpjeguar se në pajisjet e shkollave që do të çaktivizojnë AI-në, nxënësit do të ndeshen me një njoftim që tregon pamundësinë e përdorimit të motorit të kërkimit.

Një tjetër ndryshim pritet të hyjë në fuqi nga viti 2027. Varianti i Guided Learning, i bazuar në modelin Gemini, do të funksionojë si një udhëzues për nxënësit, duke i ndihmuar të mësojnë dhe të gjejnë vetë zgjidhjet, pa u ofruar përgjigje të gatshme.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *