Java e nëntë e “Abissnet Superiore” solli rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në krye të renditjes, me Egnatian që mori kreun pas fitores ndaj Teutës.

Pas përfundimit të pesë takimeve, Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur futbollistët që spikatën në këtë javë, duke formuar edhe 11-shen më të mirë të kampionatit.

Formacioni është ndërtuar me skemën 3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga shtatë skuadra të kampionatit. Egnatia është skuadra më e përfaqësuar me katër futbollistë, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Nevil Dede.

Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani nga Egnatia. Mbrojtja përbëhet nga Erjon Hoxhallari, Georgios Lagonidis dhe Eneo Bitri.

Ardit Nikaj, Klaus Kashari, Albano Aleksi, Leandro Frroku dhe Redon Xhixha do të jenë pas dyshes së sulmit Ildi Gruda-Amadou Traore.

Vlerësimin si trajneri më i mirë e ka marrë Nevil Dede i Egnatias.