Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Harry Kane fiton Topin e Artë pas një sezoni të jashtëzakonshëm, por ky triumf nuk mund të kalonte pa polemika.
Ish-ylli i Real Madridit, Guti, ka vënë në pikëpyetje vendimin, duke ngritur dyshime për një koinçidencë që, sipas tij, është tepër e çuditshme.
“Ceremonia zhvendoset në Londër dhe fiton dikush nga Londra. Çfarë koinçidence e pabesueshme”, tha Guti.
“Po ju them, kur pashë shprehjen e fytyrës së tij kur u shpall emri i Harry Kane, ai kurrë në jetën e tij nuk kishte menduar se do ta fitonte. Kurrë. Mendoj se ai priste që si Lamine Yamal, ashtu edhe Mbappe të renditeshin përpara tij. Mjafton të shihni fytyrën e tij!”, tha Guti.
Përtej teorive të diskutuara në studion spanjolle, ndarja zyrtare e votave tregoi se gara ishte jashtëzakonisht e fortë.
Vincent Garcia, kryeredaktori i revistës France Football, konfirmoi se diferenca përfundimtare e fitores ishte jashtëzakonisht e ngushtë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)