play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Protestat vijojnë për të shtatën ditë radhazi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

today19/10/2026

Background
share close

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar për të shtatën ditë radhazi, me qytetarë që kanë dalë në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet e njëjtë: largimi i kryeministrit Edi Rama.

Gjatë gjashtë ditëve të mëparshme, protestat janë shoqëruar me tensione të larta dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë. Po ashtu, gjatë tubimeve janë regjistruar sulme me gurë ndaj institucioneve të ndryshme, duke përshkallëzuar situatën në disa momente.

Ndërsa protestat vijojnë, situata mbetet e tensionuar, me qytetarët që këmbëngulin në kërkesat e tyre politike dhe me zhvillimet në terren që kanë tërhequr vëmendjen edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Në ditën e shtatë radhazi, protestat kundër qeverisë janë zgjeruar edhe në rrethe. Në Elbasan, gjimnazistët marshuan në bulevardin kryesor, duke ftuar qytetarët t’u bashkohen protestave. Ndërsa në Mirditë, një pjesë e nxënësve bojkotuan mësimin, kurse në Rubik protestuesit bllokuan Rrugën e Kombit dhe dogjën goma, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *