Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today19/10/2026
Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit evropianë shprehin gjithashtu shqetësim serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve.
Ata u bëjnë thirrje autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe organeve kompetente të hetojnë çdo akt dhune, përfshirë rastet e mundshme të përdorimit të tepruar të forcës, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive individuale.
Parlamenti Evropian thekson gjithashtu rëndësinë e një dialogu paqësor dhe konstruktiv mes të gjitha palëve, për të gjetur zgjidhje konkrete për shqetësimet e ngritura nga protestuesit.
Në përfundim, përfaqësuesit evropianë nënvizojnë se respektimi i shtetit të së drejtës mbetet një standard thelbësor dhe kusht i domosdoshëm për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Deklarata
Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe në cilësinë e raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend dhe veçanërisht në Tiranë.
Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje dhe nuk kanë vend në demokraci.
Shprehim gjithashtu shqetësim serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje. Gjithashtu, u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.
Theksojmë se e drejta për lirinë e tubimit paqësor dhe të shprehjes gëzon mbrojtje si nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit – në këtë rast, të rinjtë – kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, u bëjmë thirrje autoriteteve të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, përfshirë protestat paqësore.
Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe serioz ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, me synimin për të gjetur një zgjidhje kuptimplotë për të trajtuar çdo pakënaqësi të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respektimi i shtetit të së drejtës mbetet standardi kryesor dhe kusht i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Marco TARQUINIO, eurodeputet
Kryetar i Delegacionit për marrëdhëniet me Shqipërinë
Andreas SCHIEDER, eurodeputet
Raportues i përhershëm për Shqipërinë
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)