Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kristian Shpendi po konfirmohet si një nga protagonistët e Serisë B italiane. Sulmuesi i Çezenës është shpallur “Lojtari i Muajit” për shtatorin, duke marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm për paraqitjet dhe rendimentin e tij para portës.
Sipas të dhënave të Opta-s, Shpendi realizoi katër gola gjatë muajit shtator, duke u renditur mes sulmuesve më produktivë në Evropë.
Sezoni ka nisur në mënyrë mbresëlënëse për 23-vjeçarin, i cili realizoi gjashtë gola në pesë ndeshjet e para, duke barazuar një rekord të Çezenës që daton nga sezoni 1949-1950.
Megjithatë, forma e shkëlqyer në nivel klubesh nuk është shoqëruar me të njëjtën hapësirë në Kombëtaren shqiptare.
Shpendi është aktivizuar vetëm në një ndeshje nga trajneri Rolando Maran, duke qëndruar në stol në takimet e tjera, pavarësisht vështirësive të kombetares në fazën sulmuese.
Ndërkohë, Çezena renditet në vendin e dhjetë në Serinë B, me një fitore, katër barazime dhe një humbje. Në ndeshjen e radhës, skuadra do të përballet me Avellinon.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)