play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Vinicius pezullohet me katër ndeshje

today15/10/2026

Background
share close

Fitorja 4-3 e Real Madridit ndaj Romës në Champions League nuk i ka dhënë fund polemikave që rrethojnë Vinicius Junior.

Këtë herë, në qendër të debatit është pezullimi me katër ndeshje i sulmuesit brazilian, por mbi të gjitha, momenti kur ai u vu në dijeni për vendimin disiplinor.

Vendimi ka shkaktuar polemika në Spanjë, ndërsa në mbrojtje të Viniciusit ka dalë edhe trajneri Jose Mourinho.

“Nuk është normale që një lojtar të njoftohet vetëm dy orë para ndeshjes se do të pezullohet për katër takime. Vendimi mund të komunikohej të nesërmen. Nuk është e drejtë të godasësh psikologjikisht një futbollist para një sfide kaq të rëndësishme. Është për të ardhur keq, sepse Vinicius po rritet si lojtar dhe tani do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave”, tha Mourinho.

Pasojat për Viniciusin janë të konsiderueshme. Sulmuesi 26-vjeçar do të humbasë katër ndeshje të kampionatit spanjoll, përfshirë duelin më të shumëpritur të sezonit, El Clasico kundër Barcelonës. ndërsa rikthimi i tij në La Liga pritet të jetë në ndeshjen kundër Celta Vigos me 22 nëntor.

Megjithatë, pezullimi në kampionat nuk nënkupton automatikisht mungesën edhe në Champions League, ku braziliani mund të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme evropiane.

Për Real Madridin, mungesa e Viniciusit vjen në një moment delikat të sezonit. Braziliani, një nga pikat më të forta të sulmit madrilen, po kalon një periudhë larg pritshmërive, me vetëm një gol në tetë ndeshje.

Kritikat e tifozëve dhe polemikat e fundit kanë shtuar presionin mbi të, ndërsa pezullimi e detyron të ndalet pikërisht kur skuadra ka nevojë për të.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *