Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Formula 1 hap një kapitull të ri në historinë e saj, me Afrikën që rikthehet në hartën e garave më të rëndësishme të automobilizmit botëror.
Ruanda ka arritur një marrëveshje dhjetëvjeçare me drejtuesit e kampionatit për të organizuar një Çmim të Madh, duke nisur nga viti 2030.
Herën e fundit, makinat më të shpejta në botë garuan në Afrikë në vitin 1993, në pistën Kyalami të Afrikës së Jugut, ku triumfoi Alain Prost me Williams.
Projekti është konceptuar nga ish-piloti i Formula 1, Alex Wurz, me synimin për të shfrytëzuar terrenin natyror dhe ndryshimet e lartësisë për të krijuar një pistë me karakteristika të veçanta dhe sfida teknike për pilotët.
Për Ruandën, organizimi i një gare të këtij niveli përfaqëson një mundësi për të rritur profilin e saj ndërkombëtar dhe për të tërhequr më shumë vizitorë.
Ndërsa për Formula 1, rikthimi në Afrikë është pjesë e strategjisë për të zgjeruar audiencën dhe për të forcuar praninë në tregje të reja.
Pavarësisht marrëveshjes, ende nuk është përcaktuar data e saktë e garës së parë.
Një tjetër sfidë lidhet me kalendarin e kampionatit, pasi Formula 1 synon të ruajë numrin prej 24 garash në sezon.
Kjo do të thotë se hyrja e Ruandës mund të shoqërohet me ndryshime në organizimin e garave ekzistuese.
Nëse projekti realizohet sipas planit, viti 2030 do të shënojë fundin e një pritjeje dhe rikthimin e Afrikës në një prej skenave më prestigjioze të sportit motorik.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)