play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Qeveria premton masa, por Franca ‘nuk qetësohet’

today08/10/2026

Background
share close

Protestat e nxënësve kanë vijuar edhe këtë të enjte, 8 tetor, në disa qytete të Francës, ndërsa lëvizja kundër kushteve të këqija në shkolla ka hyrë në javën e tretë dhe po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Nxënësit kanë bllokuar hyrjet e shkollave të mesme në disa zona, ndërsa në Paris janë shënuar përplasje me policinë. Pranë liceut Hélène-Boucher, në kryeqytet, protestuesit ngritën barrikada me kazanë mbeturinash dhe u përleshën me forcat e rendit, të cilat përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Nxënësit kërkojnë më shumë mësues, klasa më pak të mbipopulluara, ambiente shkollore të mirëmbajtura dhe kushte më të mira për zhvillimin e mësimit. Një tjetër shqetësim është ngarkesa e lartë mësimore dhe mungesa e stafit zëvendësues.

Protestat kanë marrë mbështetje edhe nga mësuesit dhe sindikatat, të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim të ri. Një tjetër tubim i madh është planifikuar në Paris, ndërsa sindikatat kanë paralajmëruar një ditë edhe më të gjerë protestash më 17 tetor.

Qeveria premton masa, por protestuesit nuk tërhiqen

Kryeministri francez Sébastien Lecornu iu drejtua vendit të mërkurën në mbrëmje, duke premtuar se qeveria do të paraqesë deri në fund të tetorit “përgjigje konkrete, të shpejta dhe të financuara plotësisht” për problemet e ngritura nga nxënësit.

Por deri tani qeveria nuk ka bërë të ditur një paketë konkrete financimi.

Ministri i Arsimit Édouard Geffray ka premtuar masa për mungesat e mësuesve dhe për problemet e orareve, ndërsa studentët i kanë cilësuar premtimet si të pamjaftueshme.

Situata është tensionuar edhe më tej për shkak të përplasjeve me policinë. Qindra persona janë arrestuar që prej nisjes së protestave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Një nga rastet më të rënda ishte plagosja e një adoleshenti që humbi dorën pas përdorimit të një granate trullosëse. Pas reagimit publik, qeveria pezulloi përdorimin e këtyre granatave gjatë ndërhyrjeve ndaj protestuesve të mitur.

Protestat e së martës ishin ndër më të mëdhatë deri tani.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 266 mijë persona morën pjesë në demonstrata në mbarë Francën, ndërsa organizatorët pretenduan rreth 450 mijë pjesëmarrës. Vetëm në Paris pati qindra arrestime.

Pakënaqësia nuk lidhet vetëm me mungesën e mësuesve. Nxënësit denoncojnë ndërtesa të amortizuara, klasa të mbipopulluara, temperatura ekstreme në ambiente shkollore dhe mungesën e burimeve. Në disa raste, klasat janë aq të mbushura sa nxënësve u duhet të kërkojnë karrige dhe banka në klasa të tjera.

Lëvizja ka marrë edhe një dimension politik, ndërsa Franca i afrohet zgjedhjeve presidenciale. Sipas një sondazhi të Elabe për BFM TV, 72% e francezëve i konsiderojnë legjitime kërkesat e nxënësve, megjithëse 55% mendojnë se protestat duhet të ndalen.

Ndërkohë, protesta të frymëzuara nga lëvizja franceze janë shfaqur edhe në vende të tjera europiane, përfshirë Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë.

Në Belgjikë, veçanërisht në Liège, demonstratat kanë sjellë gjithashtu përplasje dhe arrestime.

Pavarësisht premtimeve të qeverisë, drejtuesit e lëvizjes studentore thonë se protestat do të vazhdojnë derisa autoritetet të paraqesin masa konkrete për përmirësimin e arsimit publik.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *