play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

“Luftë në hije”, kreu i inteligjencës gjermane zbulon çfarë po bën Rusia në Europë

today05/10/2026

Background
share close

Pr

Gjermania rrezikon të përfshihet në një “konflikt të dhunshëm” me Rusinë.

Paralajmërimi është bërë nga presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës gjermane (BND), Martin Jäger, gjatë një seance publike të Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve Sekrete në Bundestag.

Jaeger tha se përplasja me Rusinë ka hyrë në një fazë të re dhe më të rrezikshme. Sipas tij, Rusia aktualisht përbën kërcënimin më të drejtpërdrejtë, të gjerë dhe konkret për Gjermaninë.

Ai përmendi si shembull tentativën për atentat në Leipzig, duke theksuar se shërbimet ruse veprojnë me “profesionalizëm të madh dhe pa skrupuj”. Sipas tij, rreziku për sulme ndaj objektivave në Gjermani mbetet real dhe i pranishëm.

Ai tha se kjo luftë nuk është e shpallur dhe nuk mund të vlerësohet vetëm sipas kategorive tradicionale ushtarake apo ligjore.

Të njëjtin shqetësim shprehu edhe presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Sinan Selen. “Ne po sulmohemi tani, jo në vitin 2029”, deklaroi ai, duke paralajmëruar se situata po përkeqësohet.

Sipas Selen, Rusia ka kaluar “vija të kuqe jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe konsiderohet përgjegjëse kryesore për përgatitjen dhe kryerjen e akteve të sabotazhit në Gjermani dhe vende të tjera europiane.

Jaeger tha gjithashtu se udhëheqja ruse synon të ndikojë në vendimmarrjen europiane, në mënyrë që në Berlin dhe në kryeqytetet e tjera të Europës të mos merren vendime kundër Moskës. Sipas tij, një tjetër objektiv është dobësimi i mbështetjes politike europiane për Ukrainën.

Kreu i BND-së paralajmëroi se Gjermania duhet të përgatitet për tentativa të reja intimidimi dhe ndërhyrjeje, duke mos përjashtuar as kërcënime të tjera bërthamore.

Megjithatë, Jaeger theksoi se aktualisht inteligjenca gjermane nuk ka të dhëna për përgatitjen e një sulmi të gjerë rus ndaj territorit të NATO-s. Ai paralajmëroi, megjithatë, për mundësinë e aktiviteteve ushtarake ruse me intensitet të ulët, veçanërisht në vendet baltike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *