Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Administrata e presidentit Donald Trump po ndërmerr një tjetër hap për kufizimin e shtetësisë amerikane në lindje. Departamenti amerikan i Shtetit ka propozuar që prindërit që aplikojnë për pasaportë për fëmijët e tyre të paraqesin edhe prova për shtetësinë ose statusin e tyre të emigracionit.
Sipas një udhëzimi të ri, të siguruar nga Reuters, prindërve mund t’u kërkohet të dorëzojnë dokumente si pasaportë amerikane, certifikatë lindjeje, formularin e emigracionit I-94 apo kartën e qëndrimit të përhershëm, të njohur si “Green Card”.
Në fokus janë veçanërisht rastet e ashtuquajtura “birth tourism”, kur gratë udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për të lindur fëmijët, me synimin që ata të marrin shtetësinë amerikane.
Avokatët që kundërshtojnë kufizimin e të drejtës së shtetësisë kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatave federale, ndërsa beteja për interpretimin e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane vazhdon.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)