play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

BE-ja kërkon nga Irani ndalimin e aktiviteteve destabilizuese

today31/08/2026

Background
share close

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Iranit të kufizojë programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike, të ndalë aktivitetet që Brukseli i konsideron destabilizuese dhe të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Rusinë.

Thirrja e BE-së u bë në një deklaratë të publikuar përpara takimit të ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve të G20-ës, që zhvillohet më 31 gusht dhe 1 shtator në Asheville të Shteteve të Bashkuara.

Një tjetër çështje e rëndësishme e ngritur nga BE-ja është siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Brukseli kërkoi garantimin e “lirisë së plotë të lundrimit dhe kalimit të sigurt” në këtë korridor strategjik detar.

Blloku evropian paralajmëroi gjithashtu se është i gatshëm të marrë masa të tjera nëse do të jetë e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të tij, përfshirë garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Në të njëjtën kohë, BE-ja mirëpriti përpjekjet diplomatike dhe ekonomike që synojnë ta bindin Iranin të heqë dorë nga aktivitetet që konsiderohen destabilizuese dhe të angazhohet “me mirëbesim” në negociatat për paqe. Në këtë kuadër, deklarata përmend edhe operacionin ekonomik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“BE-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në, partnerët e tjerë të G7-ës dhe aktorët ndërkombëtarë për të ruajtur presionin ndaj Iranit, me synim uljen e tensioneve dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *