Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/08/2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar luftën tregtare me Kanadanë duke njoftuar se do të rrisë në 50% tarifat për importet e makinave, kamionëve dhe çelikut kanadez. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se masat e reja tarifore do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.
Paralajmërimi i Uashingtonit vjen pasi pala kanadeze kërkoi uljen e këtyre tarifave si pjesë të një pakti të ri tregtar me SHBA-në, bisedime të cilat dukeshin pranë përfundimit përpara se të dështonin mbrëmjen e së premtes. Ky përshkallëzim pason vendimin e të shtunës, ku SHBA-ja vendosi tarifa prej 50% mbi një sërë mallrash kanadeze me një vlerë të përgjithshme prej rreth 20 miliardë dollarësh, me fokus te verërat, çimentoja dhe produkte të tjera industriale e bujqësore.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)