Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Spanja vazhdon të përballet me zjarret, që kanë detyruar autoritetet të evakuojnë të paktën 700 persona në provincën e Caceres, në perëndim të vendit.
Rreth 2,200 hektarë janë prekur dhe të paktën tre ndërtesa janë djegur.
Autoritetet rajonale izoluan dy qytete në perëndim të Madridit, Aldea del Fresno dhe Villamantina, për shkak të një zjarri të madh.
Njëzet njësi tokësore dhe pesë avionë janë vendosur në dispozicion për të luftuar zjarrin.
Spanja është një nga vendet më të prekura nga zjarret këtë verë në Europë.
Vendi iberik është përballur me valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, me temperatura që i kanë tejkaluar 40 gradë Celsius në disa qytete.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)