Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today18/08/2026
Fenomeni “El Nino” pritet të arrijë kulmin në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit, ndërsa ka rreth 70% gjasa të shndërrohet në episodin më të fuqishëm të regjistruar që nga viti 1950, sipas parashikimeve të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).
Sipas parashikimit më të fundit të agjencisë amerikane, kushtet e El Nino po përforcohen me shpejtësi dhe fenomeni mund të arrijë përmasa rekord.
Shkencëtarët paralajmërojnë se kombinimi i ‘El Nino” me efektet e ngrohjes globale mund të sjellë temperatura edhe më të larta, duke përkeqësuar valët e të nxehtit dhe duke rritur intensitetin e disa fenomeneve ekstreme të motit.
Megjithatë, edhe viti 2026 mund të regjistrojë temperatura rekord dhe potencialisht të thyejë rekordin aktual.
Çfarë janë “El Nino” dhe “La Nina”?
El Nino është një fenomen klimatik që lidhet me ngrohjen e pazakontë të ujërave të Oqeanit Paqësor dhe mund të ndikojë në temperaturat dhe modelet e motit në shumë pjesë të botës.
Në të kundërt, La Nina shoqërohet me temperatura më të ulëta dhe përfaqëson fazën e kundërt të këtij cikli klimatik.
Periudhat mes El Nino-s dhe La Nina-s konsiderohen faza neutrale, gjatë të cilave mbizotërojnë modele më tipike të motit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)