Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Los Angeles Lakers kanë një pronar të ri. Vetëm 14 muaj pasi Mark Walter bleu klubin për një vlerë rekord prej 10 miliardë dollarësh, Lakers janë shitur për 12.5 miliardë, duke vendosur një tjetër rekord në botën e sportit.
Skuadra e famshme e NBA-së do të kalojë në duart e ish-CEO-s së Disney-t, Bob Iger, dhe investitorit Joshua Kushner. Përveçse është vëllai më i vogël i dhëndrit të Trump, Jared Kushner, Joshua është i martuar me supermodelen Karlie Kloss.
Për 75-vjeçarin Iger, ky është një nga investimet më të mëdha pas largimit nga drejtimi i Disney-t, kompani që ai e drejtoi në dy periudha dhe gjatë së cilës udhëhoqi blerjet e Pixar, Marvel, Lucasfilm dhe pjesës më të madhe të 21st Century Fox.
Shitja duhet të marrë edhe miratimin formal të bordit të guvernatorëve të NBA-së, por marrëveshja prej 12.5 miliardë dollarësh shënon fundin e një epoke dhe nisjen e një kapitulli të ri për një prej klubeve më ikonike në sport.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)