play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Luftë ndaj peshkut sferik në Greqi, shteti paguan peshkatarët për çdo kg të kapur

today01/07/2026

Background

Ministria greke e Zhvillimit Rural dhe e Ushqimit njoftoi se do të ofrojë shpërblim financiar për kapjen e peshkut sferik.

Oferta për kapjen e këtij peshku invaziv vlen për peshkatarët profesionistë rreth Kretës dhe në jug të Detit Egje. Për çdo kilogram të kësaj specieje invazive do të paguhen 5,33 euro. Shoqatat e peshkatarëve e përshëndetën këtë program, pasi ky peshk ua vështirëson ndjeshëm punën peshkatarëve dhe po shkakton edhe çrregullime në ekosistemin detar.

Helmues por jo shumë i rrezikshëm

Peshku sferik është helmues dhe nuk duhet të konsumohet.

Trupi i tij përmban tetrodotoksinë (TTX), një helm nervor që bllokon përcjelljen e impulseve në nerva dhe që nuk shkatërrohet nga nxehtësia gjatë gatimit. Po ashtu ai ka dhëmbë shumë të mprehtë, të ngjashëm me sqepin të cilat shqyen rrjetat e peshkimit dhe i zbraz ato. Peshkatarët raportojnë vazhdimisht për plagë të rënda nga kafshimet e këtij peshku, të cilat i pësojnë, për shembull, gjatë pastrimit të rrjetave.

Megjithatë ekspertët e Qendrës Greke për Kërkime Detare (HCMR) thonë se rreziqet nga peshku sferik janë jashtëzakonisht të vogla dhe se dëmtimet nga specie vendase, si për shembull nga peshku dragua, janë shumë më të shpeshta sesa ato që lidhen me peshkun sferik.

Peshku sferik, i cili mund të arrijë rreth 40 centimetra gjatësi dhe peshë deri në 9 kilogramë e ka origjinën nga Oqeanin Indian dhe Paqësor dhe ka depërtuar në Detin Mesdhe përmes Kanalit të Suezit, ku u konstatua për herë të parë në vitin 2003.

Problem edhe në Turqi

Ministri grek i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Margaritis Skinas tha për mediat greke se “qëllimi ynë është të krijojmë stimuj, por, të them të drejtën, nuk besoj se do të shohim ndryshime spektakolare”, sepse sipas tij, zhdukja e plotë e kësaj specieje nuk është e mundur.

Synimi kryesor është kufizimi i popullatës së peshkut sferë.

Në ujërat turke, ku ky peshk është kthyer në problem prej vitesh dhe ku gjithashtu jepen shpërblime për kapjen e tij, kjo masë konsiderohet e suksesshme.

Sipas Ministrisë turke të Bujqësisë dhe Pylltarisë vitin e kaluar u kapën rreth 290 mijë ekzemplarë peshku sferik, gjë që mendohet se ka parandaluar shtimin e rreth 22 milionë individëve të rinj të kësaj specieje. /marrë nga DW

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *