Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po japin sinjale pozitive, ndërsa vlerësoi ecurinë e procesit diplomatik për uljen e tensioneve.
“Procesi i denuklearizimit të Iranit po ecën mirë. Janë zhvilluar takime shumë të mira dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne i goditëm shumë fort për tre net, por tani po shkojmë shumë mirë me Iranin. Mendoj se ata kanë bërë një rrugë të gjatë.”
Sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, negociatorët Steve Witkoff dhe Jared Kushner zhvilluan takime pozitive me drejtuesit e Katarit, ndërsa dialogu teknik me përfaqësuesit iranianë po vazhdon në nivel ekspertësh.
Në fokus mbeten garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe ruajtja e armëpushimit, pas përplasjeve të fundit që rrezikuan stabilitetin në rajon.
Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, Trump ka vendosur të mos rikthehet, për momentin, në një fushatë të gjerë ushtarake kundër Iranit, duke favorizuar vazhdimin e negociatave diplomatike.
Ndërkohë, disa çështje kyçe mbeten ende pa zgjidhje, përfshirë administrimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit dhe lirimin e miliarda dollarëve të aseteve iraniane, ndërsa bisedimet pritet të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)