Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë, u zotua të se do të krijojë një model të ri zhvillimi ekonomik, ku vendimmarrja të mos diktohet më nga qendra, por të ndërtohet nga komunitetet lokale.
Ai premtoi investime në strehim social, rilindje industriale, reforma në shërbimet publike dhe mbështetje më të madhe për ekonomitë rajonale, duke respektuar njeekohësisht rregullat fiskale ekzistuese.
Në qendër të planit të tij është krijimi i një strukture të re të quajtur “Number 10 North”, me seli në Mançester, e cila do të koordinojë politikat për zhvillimin rajonal, strehimin, industrinë dhe shërbimet publike.
“Ndryshimi do të jetë transformimi më i madh në jetën tonë në mënyrën se si qeveriset vendi. Do të krijojmë një shtet më efikas, me një mision të qartë për të fuqizuar të gjitha rajonet e Britanisë. Ky transformim do të drejtohet nga zyra e Kryeministrit përmes një operacioni të zgjeruar me bazë këtu, në Mançester”, tha Burnham.
Burnham shtoi se misioni i tij synon rritjen e standardit të jetesës, uljen e kostos së jetesës dhe krijimin e një ekonomie më të balancuar, duke e bërë zhvillimin të arritshëm për çdo rajon të Britanisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)