play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Rënia e aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk humb statusin e ‘trilionerit’

today24/06/2026

Background

Elon Musk ka humbur përkohësisht statusin e “trilionerit, pasi aksionet e kompanive të tij SpaceX dhe Tesla kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave.

Sipas indeksit ditor të Bloomberg për miliarderët, pasuria neto e Musk ka rënë në rreth 957 miliardë dollarë, nga nivelet më të larta të arritura më herët gjatë muajit.

Ai u bë përkohësisht personi i parë në botë që kaloi kufirin e 1 trilion dollarëve pas debutimit të SpaceX në bursë, ku vlerësimi i kompanisë kishte arritur përkohësisht mbi 2 trilion dollarë, duke e çuar pasurinë e tij mbi 1.1 trilion dollarë

Rënia e aksioneve të SpaceX është ndikuar edhe nga volumi i ulët i tregtimit, që ka sjellë luhatje të forta në çmim. Në të njëjtën kohë, aksionet e Tesla-s kanë rënë me gati 5.8%.

Megjithatë Elon Musk mbetet ende personi më i pasur në botë, ndjekur nga bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, si dhe themeluesi i Amazon-it Jeff Bezos.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *