Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura ekstreme, paralajmërime të autoriteteve dhe probleme në infrastrukturë. Plazhet e Kroacisë u mbushën me turistë dhe banorë vendas, pasi temperaturat arritën në 32 gradë Celsius.
Nga pamjet me drone shihen pushuesit që notojnë dhe marrin pjesë në aktivitete ujore, ndërsa turistët thanë se era e lehtë e bënte vapën më të përballueshme. Franca është përballur me temperatura edhe më të larta. Autoritetet shpallën nivelin më të lartë të alarmit meteorologjik në Paris dhe në pjesë të mëdha të Francës perëndimore dhe qendrore.
Zyra Meteorologjike zgjeroi paralajmërimet për vapë ekstreme për ditët në vijim. Sipas parashikimeve, temperaturat në disa zona të vendit mund të arrijnë deri në 36 apo 37 gradë Celsius.
Meteorologët shpjegojnë se kjo valë e të nxehtit po shkaktohet nga një masë ajri shumë e nxehtë që po lëviz nga Sahara drejt Evropës. Fenomeni ka krijuar të ashtuquajturën “kupolë të nxehtësisë”, e cila bllokon ajrin e nxehtë mbi Evropën Perëndimore dhe Qendrore, duke bërë që temperaturat të rriten ditë pas dite.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)