Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka sulmuar kryeministren italiane Giorgia Meloni pas Samitit të G7-ës, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre nuk është aq e afërt sa u pa publikisht gjatë takimit.
Në një intervistë për emisionin “L’Aria che tira” në La7, Trump foli me ironi për Melonin, duke sugjeruar se ajo ishte e kënaqur që kishte folur dhe pozuar me të.
Intervista nisi me pyetje për Ukrainën dhe perspektivën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por Trump e zhvendosi shpejt diskutimin te raporti i tij me Melonin.
“Si është kryeministrja juaj? Si është ajo?”, tha ai, ndërsa drejtuesja e emisionit i kujtoi se ishte takuar me të në samitin e G7 në Francë.
“Çfarë tha ajo kur më takoi? Ajo ndoshta është e lumtur që fola me të! Nuk kisha nevojë! Nuk di çfarë të them! Ajo më luti të bëja një foto me të! Ajo donte shumë një foto me mua. Nuk do ta kisha bërë, por më erdhi keq për të!”, shtoi Trump.
Gjatë Samitit të G7 në Francë, atmosfera mes liderëve u duk më e relaksuar, madje Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, komentoi me humor: “Jeni përsëri miq”, ndërsa Meloni u përgjigj se “kemi qenë gjithmonë miq”.
Megjithatë, Trump nuk u pajtua plotësisht me këtë ton, duke e kritikuar Melonin dhe duke iu referuar mungesës së mbështetjes ushtarake të Italisë në konfliktin SHBA-Izrael kundër Iranit.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka kthyer përgjigje Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit tha se Meloni e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës.
Përmes një videoje të shpërndarë në platformën X, Meloni hodhi poshtë pretendimet e Trump, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të sajuara.
Io e l’Italia non imploriamo mai. pic.twitter.com/sTpKlqWB67
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) June 19, 2026
Ajo shprehu habi për mënyrën se si presidenti amerikan po sillet ndaj aleatëve të SHBA-ve, duke theksuar se mungesa e një qëndrimi të fortë ndaj kundërshtarëve të Perëndimit është shqetësuese.
“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të pavërteta. Jam e shokuar. Nuk e kuptoj pse presidenti i SHBA-ve sillet kështu me aleatët e tij. Është për të ardhur keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të SHBA-së. Por duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk lypim kurrë”, u shpreh Meloni.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)