Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë do të jetë i pranishëm në një ceremoni zyrtare në Evropë brenda disa ditësh për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Iranin, ndërsa shtoi se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet.
“Sapo kemi arritur një zgjidhje të shkëlqyer të luftës me Iranin. Ngushtica e Hormuzit do të hapet zyrtarisht sapo të nënshkruajmë, gjë që mund të ndodhë shumë shpejt, mbase gjatë fundjavës në Evropë”, tha Trump.
Megjithatë, reagimi nga Teherani zyrtar mbetet më i përmbajtur. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, konfirmoi se pjesë të mëdha të marrëveshjes janë finalizuar, por theksoi se vendi nuk do të bëjë kompromis me vijat e tij të kuqe.
“Ne nuk kemi arritur ende në një përfundim zyrtar për këtë çështje. Ky është një vendim tejet i rëndësishëm që aktualisht po shqyrtohet nga organet përkatëse vendimmarrëse”, tha Baghaei.
Kushtet kryesore të Uashingtonit bazohen në parandalimin e plotë të Iranit për të zhvilluar apo blerë armë bërthamore. Nga ana tjetër, Irani kërkon:
-Heqjen e sanksioneve ndërkombëtare
-Shkrirjen e miliarda dollarëve të aseteve të bllokuara
-Njohjen e kontrollit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit
-Ndërprerjen e sulmeve izraelite në Liban, ku vijon konflikti me Hezbollahun
Lajmet për një marrëveshje të mundshme reflektuan menjëherë në tregjet globale, pasi çmimi I naftës ra në nivelet më të ulëta të dy muajve të fundit.
Ndërkohë, zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, sqaroi përmes një komunikate se Izraeli nuk është palë në këtë memorandum, por shprehu vlerësimin për angazhimin e Trump për të çmontuar infrastrukturën e pasurimit të uraniumit në Iran.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)