Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Edhe pak ditë na ndajnë nga përgatitjet për provimet e Maturës.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë sot, 28 maj, një postim në rrjetet e saj sociale ku rikujton rregullat strikte për nxënësit.
Sipas njoftimit, maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa çdo provim nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.
Ndërkohë, ndalohen rreptësisht telefonat celularë dhe orët smart gjatë zhvillimit të testimit.
Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë, si dhe një shishe me ujë.
Për sa i përket veshjes, kërkohet uniforma e shkollës, ndërsa në mungesë të saj lejohet bluzë dhe xhinse.
* Për të gjitha rregullat mund të shfletoni fotot e ndara nga ministrja në postimin më sipër ose të klikoni te linku me të gjitha udhëzimet…
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)