Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Piramida e Keopsit i reziston tërmeteve falë disa dhomave sekrete. Ato reduktojnë vibrimet sizmike në brendësi të strukturës.
Një grup kërkuesish janë përpjekur të kuptojnë sesi një strukturë piramidale e përfunduar së ndërtuari të paktën 4500 vite më parë, nuk preket nga forcat e natyrës, një ndër to tërmetet.
Të dhënat tregojnë se shpërndahen përmes një frekuence homogjene mjaft ndryshe nga ajo sesi shpëndahen valët në terren ku mbështetet struktura.
Në rast lëkundjesh sizmike, terreni poshtë dhe piramida vibrojnë në ritme të ndryshme, duke evituar që valet sizmike të përçohen në mënyrë të fortë.
Rol të madh në këtë luajnë dhomat e pozicionuara mbi të ashtuquajturën Dhoma e Mbretit.
Bëhet fjalë për disa hapësira boshe që gjenden mbi sallën ku ndodhej sarkofagu, dhe mendohet të kenë funksion shpërndarjeje të peshave të Piramidës.
Dhe qëndron pikërisht te to sipas ekipit kërkimor, sekreti i shuarjes së valëve sizmike duke ndikuar që struktura të mos pësojë asgjë ndër mijëvjeçarë, përtej tërmeteve të fortë që janë verifikuar në zonë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)