Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Evropa Perëndimore po përgatitet për një valë të fortë të të nxehtit, me temperatura që pritet të rriten mbi 10°C mbi mesataren sezonale dhe me mundësi për rekorde të reja historike për muajin maj në qindra zona.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në Portugali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar temperaturat do të kalojnë 30°C që nga fundjava dhe në ditët në vijim. Në Paris dhe Londër ato mund të arrijnë deri në 32°C, ndërsa në jugperëndim të Francës deri në 35°C. The Guardian shkruan se në disa rajone të Spanjës, si Guadiana dhe Guadalquivir, temperaturat mund të shkojnë deri në 38°C.
Meteorologët shpjegojnë se kjo valë e të nxehtit po shkaktohet nga një fenomen i quajtur “kupolë nxehtësie”, ku masa ajri shumë të nxehta nga Afrika e Veriut bllokohen mbi Evropën Jugore për shkak të një sistemi të fortë presioni të lartë.
Autoritetet franceze thonë se ekziston një probabilitet i lartë për të thyer rekordet e mëparshme të temperaturave për muajin maj në Francë. Po ashtu, në disa qytete si Nantes dhe Brest, temperaturat mund të jenë deri në disa gradë më të larta se rekordet historike.
Në Mbretërinë e Bashkuar Met Office janë lëshuar paralajmërime për rreziqe shëndetësore për shkak të të nxehtit, ndërsa temperaturat mund të arrijnë deri në 33°C në disa zona. Kjo do të thyejë potencialisht rekordin aktual të majit, i vendosur në vitin 1944.
Ndërkohë, disa pjesë të Britanisë mund të përjetojnë edhe kushte të valës së të nxehtit për disa ditë rresht.
Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën, kontinentin që po ngrohet më shpejt në botë, gjithnjë e më të ekspozuar ndaj episodeve të tilla ekstreme, të cilat po bëhen më të shpeshta dhe më intensive.
Në Spanjë, ku temperaturat kanë arritur tashmë 38°C, është raportuar edhe një ngjarje tragjike, ku një vajzë dyvjeçare ka humbur jetën në rajonin e Galicias pasi u la aksidentalisht në një makinë për disa orë nga babai i saj.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)