Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti kinez Xi Jinping priti me ceremoni madhështore presidentin amerikan Donald Trump në Pekin, në një vizitë që konsiderohet ndër më të rëndësishmet për marrëdhëniet amerikano-kineze në vitet e fundit.
Takimi u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit, pranë sheshit të famshëm Tiananmen, ku të dy liderët shkëmbyen mesazhe bashkëpunimi, por edhe paralajmërime të forta për çështjet më të ndjeshme globale.
Xi foli edhe për të ashtuquajturën “Kurthi i Tukididit”, teoria sipas së cilës një fuqi në ngritje dhe një fuqi dominuese janë të destinuara të përplasen. Presidenti kinez tha se Kina dhe SHBA-të duhet të provojnë se mund të bashkëpunojnë dhe të krijojnë një model të ri të marrëdhënieve mes fuqive të mëdha.
Një nga temat më të ndjeshme të diskutimit ishte Tajvani. Xi Jinping paralajmëroi se çështja e Tajvanit mbetet pika më delikate në raportet mes Pekinit dhe Uashingtonit. Ai deklaroi se “pavarësia e Tajvanit dhe paqja në Ngushticën e Tajvanit janë të papajtueshme” dhe theksoi se menaxhimi i gabuar i kësaj çështjeje mund të çojë në konflikt të rrezikshëm mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, Donald Trump e quajti Xi Jinping-un “një lider të madh” dhe tha se marrëdhënia personale mes tyre është fantastike. Trump u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe dhe deklaroi se SHBA-të dhe Kina mund të kenë një të ardhme tepër të mirë së bashku.
Pas takimit, Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për të garantuar furnizimin global me energji. Gjithashtu, Kina dhe SHBA-të ranë dakord që Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore.
Në agjendën e bisedimeve ishin lufta tregtare, tarifat doganore, teknologjia, eksportet e çipave, mineralet e rralla dhe tensionet në Lindjen e Mesme. Vizita konsiderohet si një përpjekje për të ulur tensionet mes dy ekonomive më të mëdha të botës në një periudhë pasigurish globale. Trump gjithashtu e ftoi Xi Jinping për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara më 24 shtator.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)