Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kategoria e Parë ka mësuar zyrtarisht emrat e dy skuadrave që do të diskutojnë fazën finale të “play-off”-it për një vend në elitë.
Pogradeci dhe Besa kanë siguruar kualifikimin pas fitoreve bindëse në takimet e tyre respektive. Skuadra liqenore triumfoi me rezultatin 3-0 në përballjen kundër Kastriotit në shtëpi.
Nga ana tjetër, Besa ia doli të fitojë në transfertë ndaj Ilirisë me rezultatin e pastër 0-2. Kavajasit i shënuan të dy golat brenda 11 minutave të para me anë të lojtarëve Cordeiro dhe Chinëendu. Pas këtyre rezultateve, Pogradeci dhe Besa do të luajnë finalen e kësaj faze më datë 11 maj.
Ndeshja është programuar të nisë në orën 17:00 dhe pritet të përcaktojë ekipin që vazhdon rrugëtimin drejt Superiores. Fituesi i këtij dueli do të sfidojë më pas skuadrën që renditet në vendin e tetë të Kategorisë Superiore.
Ky takim i fundit do të jetë vendimtar për të caktuar pjesëmarrësin e fundit të elitës për sezonin e ardhshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)