play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Një yll rikthehet në shtëpi! Elina Duni sjell në Tiranë “Reaching For The Moon’’

today06/05/2026

Background

Elina Duni është prej emrave të përveçëm në zhanrin që lëvron.

Muzika e saj është ndjesia delikate për të cilën kanë nevojë shqisat tona.

Arti që është profesioni i dikujt, është shërimi, magjia dhe kënaqësia për dikë tjetër.

Kështu nisi gjithcka edhe për të. Duke u mëkuar shpirtërisht  me shfaqjet e teatrit të kukullave, cdo të diel, në vendlindjen e saj,Tiranë.

Aty ku  rikthehet si artiste  për të prezantuar albumin e saj më të ri.  Një bashkëpunim me kitaristin londinez Rob Luft.

Elina Duni & Rob Luft – Unter dem südlichen Mond – JAZZTHETIK

“Reaching For The Moon” me sa duket është një parathënie e ëndrrës, sic shkruan britanikja “The Times”-‘Ndonjëherë yjet thjesht takohen”.

Ky është bashkëpunimi i tyre i tretë, një album konceptual me duete të thella, të bukura, me atmosferë nate vonë.

Bukuria e zërit të Elina Dunit, ndërthuret me linjat kristaline të kitarës së Rob Luft,në një vallëzim magjepsës.

Një album që do të rrugëtojë edhe drejt Festivalit të Jazz-it, në Montreux, më 18 korrik. Albumi ka këngë në disa gjuhë, përfshirë shqip, italisht, arabisht, frëngjisht dhe anglisht.

EFEMERE III: Elina Duni – Reaching For The Moon - Enter Events

Artistja vjen në Tiranë, si ndalesë e radhës e turneut të saj që  për dy netë performuese  në Teatrin e Kukullave në datat 12-13 maj 2026.

Perfomanca e parë titullohet “New Moon” dhe nis në orën 19.00, ndërsa e dyta “Crescent Moon” dhe nis në orën 21.00.

Me një shfaqje speciale nga shkrimtarja Bessa Myftiu.

Zgjidh fazën tënde të hënës dhe bashkohu me ndjesinë e jashtëzakonshme që të fal muzika dhe fjala.

Elsa YMERI (C)

 

 

Written by: Elsa Ymeri

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *