Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një skandal i përmasave të mëdha ka tronditur futbollin italian, ku Gianluca Rocchi, përzgjedhësi i arbitrave për Serie A dhe B, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Milanos për “pjesëmarrje në mashtrim sportiv”.
Akuzat rëndojnë mbi të dhe supervizorin e VAR-it, Andrea Gervasoni, me dyshimin se kanë ushtruar presion mbi arbitrat për të favorizuar klube të caktuara, veçanërisht Interin.
Hetimi, i cili nisi nga denoncimi i një ish-asistenti, Domenico Rocca, është zgjeruar duke përfshirë përgjime dhe verifikime për disa ndeshje kyçe të sezonit të kaluar dhe atij aktual, si Bologna-Inter apo derbi i Kupës së Italisë, mes Interit dhe Milanit.
Ndërsa Prokuroria Federale e FIGC ka kërkuar zyrtarisht dosjen për të rihapur procesin sportiv, priten zhvillime të mëtejshme që mund të sjellin ndëshkime të rënda, përfshirë burgim dhe gjoba të majme për personat e përfshirë.
Për momentin, klubi i Interit nuk rezulton i përfshirë direkt përmes zyrtarëve të tij, por hija e dyshimit mbi caktimet e arbitrave mbetet një goditje e fortë për integritetin e garës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)