play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Osmani dekoron Kombëtaren e Kosovës

today01/04/2026

Background

Ndonëse Kosova nuk arriti të kualifikohet në kampionatin botëror duke pësuar humbje ndaj Turqisë, megjithatë lojtarët e kombëtares vazhdojnë të gëzojnë respekt që e kanë sjellë Kosovën deri në këtë pikë.

Presidentja, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Pavarësisht rezultatit, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të Republikës sonë për krenarinë që i keni bërë popullit tonë. Prandaj, në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë. Kontributi juaj është pjesë e pandashme e historisë sonë sportive dhe mbi të gjitha frymëzim i fuqishëm për brezat që vijnë.”

Medalja iu nda kombëtares për arritjen në fazën finale të kualifikimeve. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, tha se do të dëshironte shumë që ta udhëhiqte ekipin në Amerikë, duke shtuar se fati ndonjëherë nuk të përcjell.

Në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në Fadil Vokrri në Prishtinë, Kosova pësoi humbje 1 me 0 ndaj Turqisë, duke ndërprerë kështu ëndrrën amerikane të kombëtares së Kosovës për Botërorin.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *