Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Vinícius Junior rikthehet si një “tornado” në stërvitje.
Ylli brazilian është bashkuar në Orlando me pjesën tjetër të kombëtares së Brazilit, pasi mungoi në seancën e së shtunës për shkak të një shqetësimi muskulor.
Në sfidën e fundit, numri 10 i Brazilit e mbylli ndeshjen me një shqetësim në kofshë, por ekzaminimet mjekësore përjashtuan çdo dëmtim serioz, një fakt i konfirmuar edhe nga Federata Braziliane e Futbollit.
Edhe pse është rikthyer në grup me normalitet të plotë, stafi teknik mund të zgjedhë ta menaxhojë me kujdes minutazhin e tij ndaj Kroacisë, madje nuk përjashtohet edhe një pushim i plotë për të shmangur çdo rrezik.
Përballë Kroacisë, tekniku italian do të duhet të bëjë pa mbrojtësin Wesley dhe sulmuesin Raphinha. Të dy futbollistët u larguan nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve në pjesën e pasme të këmbës së djathtë dhe janë rikthyer në klubet e tyre për trajtim të specializuar.
Kombëtarja e drejtuar nga Ancelotti ka kaluar një periudhë jo të lehtë gjatë kësaj kohe, me disa rezultate negative, ndërsa afrohet momenti i shpalljes së listës përfundimtare për Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Written by: Sasha Ndreka
Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite. Ky duel shënon rikthimin e boksierit britanik në ring pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Nigeri gjatë muajit dhjetor. Prenga, në moshën 35-vjeçare, mban […]
today28/04/2026
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)