Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/03/2026
Çmimet e aluminit në tregjet ndërkombëtare kanë arritur nivelin më të lartë të katër viteve të fundit, ndërsa frika për ndërprerje të zgjatura të transportit në Lindjen e Mesme, si pasojë e luftës me Iranin dhe përshkallëzimit të konfliktit, ka rritur shqetësimet për furnizimin me këtë metal.
Alumini arriti deri në 4.073,50 dollarë për ton, niveli më i lartë që nga marsi i vitit 2022 – periudhë që përkoi me fillimin e luftës në Ukrainë dhe frikën për furnizimet nga Rusia. Më pas, çmimi u tërhoq në rreth 3.386 dollarë për ton.
Konflikti në Lindjen e Mesme ka paralizuar praktikisht trafikun në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe përmes së cilës alumini i prodhuar në rajon transportohet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Sipas analistit të kompanisë Marex, Ed Meir, të cituar nga Reuters, vendet evropiane janë veçanërisht të shqetësuara, pasi bllokimi i furnizimeve nga Gjiri Persik vjen në një moment delikat. Një nga furnizuesit e hershëm të aluminit për Evropën, Mozal, pritet të mbyllë aktivitetin e saj gjatë këtij muaji.
Në të njëjtën kohë, rritja e fortë e çmimit të naftës po shton frikën për një ngadalësim të rritjes ekonomike globale dhe një kërkesë më të dobët për metalet industriale. Presion shtesë mbi tregun po ushtron edhe forcimi i dollarit amerikan.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)