Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sulmuesi Paulo Dybala i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e majtë, pas një dëmtimi të meniskut të jashtëm.
Ndërhyrja u bë e domosdoshme pasi terapitë nuk arritën të eliminonin inflamacionin që e mundonte lojtarin që prej ndeshjes së fundit të janarit kundër Milanit. Problemi u rishfaq gjatë stërvitjes së të enjtes, duke detyruar stafin mjekësor të ndërhynte në rrugë operative.
Sipas parashikimeve mjekësore, koha e rikuperimit për argjentinasin do të jetë rreth 45 ditë. Dybala do të ndjekë një program rehabilitimi prej 5 javësh përpara se të rifillojë stërvitjet e plota me pjesën tjetër të skuadrës.
Kjo do të thotë se ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini në fund të muajit prill për javët e fundit të kampionatit.
Situata bëhet edhe më komplekse duke pasur parasysh se lojtari është në skadencë kontrate dhe mbetet një objektiv i merkatos për Boca Juniors.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)