Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Hetimet për incidentin në Benfica-Real Madrid, ku u përfshinë Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni, mund të marrin një rrjedhë tjetër.
Sipas një raportimi të gazetës portugeze “Correio da Manha”, talenti i Benfikës, dyshohet se u ka rrëfyer shokëve të skuadrës se në të vërtetë e ka fyer Vinicius me termin racist “majmun” gjatë përplasjes së tyre në fushë.
Media portugeze pretendon se Prestianni ka kërkuar falje para bashkëlojtarëve të tij, duke shpjeguar se nuk e konsideron veten racist dhe se fjalët ishin rezultat i tensionit të lartë dhe “nxehtësisë së momentit” gjatë ndeshjes.
Megjithatë, klubi i Benficas ka reaguar menjëherë nëpërmjet një deklarate zyrtare, duke i hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime. Incidenti mbetet një temë e nxehtë, ndërsa hetimet e UEFA-s për atë që ndodhi në “Da Luz” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes sportive.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)