play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

today25/02/2026

Background

Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare inspektuese në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, ku vendi ynë do të jetë mikpritës i një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit europian për të rinj.

Vizita ka nisur nga stadiumi “Loro Boriçi”, ku përfaqësuesit e UEFA-s, së bashku me stafin organizativ të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë zhvilluar një inspektim të detajuar të të gjitha ambienteve të stadiumit. Delegacioni, i përbërë nga rreth 20 ekspertë dhe zyrtarë, është ndarë në grupe pune për të verifikuar nga afër çdo komponent organizativ dhe infrastrukturor.

Në një prononcim, përgjegjësja e projektit Euro U-21 2027 në FSHF, Evia Kumria, vlerësoi ecurinë e vizitës inspektuese dhe theksoi rëndësinë e kësaj faze në procesin e përgatitjeve për turneun final.

“Kjo është vizita e dytë që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Europian U-21 2027. Këtë herë delegacioni ka qenë më i zgjeruar, me përfaqësues nga UEFA dhe FSHF. Kemi qenë rreth 20 persona, të ndarë në tre grupe të ndryshme, që kanë inspektuar pjesë të ndryshëm të stadiumit “Loro Boriçi”. Kemi identifikuar nevojat që duhet të plotësohen deri në organizimin e kampionatit në vitin 2027. Në përgjithësi, vizita ka qenë shumë e suksesshme. Ky inspektim zgjat katër ditë dhe do të vizitohen të katërt stadiumet që do të mirëpresin Kampionatin Europian”, – tha Evia Kumria.

Kjo fazë inspektimi përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përgatitjeve, duke konfirmuar angazhimin e FSHF-së për të përmbushur çdo standard organizativ dhe infrastrukturor, në funksion të një Europiani U-21 të organizuar me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me kërkesat e UEFA-s.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *