Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/02/2026
Të mërkurën, 18 shkurt, do të luhen katër ndeshje, të vlefshme për fazën “play off”, në Ligën e Kampioneve.
Pasi u mbyll faza e ligës, ku tetë ekipet e para avancuan më tej, tashmë pritet të përcaktohen edhe ekipet e tjera, me ndeshjet e para që luhen këtë javë, ndërsa ato të kthimit në javën e ardhshme.
Bodo/Glimt ka treguar se në shtëpi është një kundërshtar i vështirë për çdo ekip, ndërsa kundër italianëve është edhe koha, pasi në Norvegji ka dëborë dhe temperatura të ulëta.
Ndeshje tejet interesante do të jetë edhe ajo mes Aletico Madrid dhe Club Brugge. Në Belgjikë pritet të jetë një përballje shumë e luftuar, për shkak të formës së mirë që dy ekipet kanë treguar në këtë kompeticion.
Madrilenët shihen më të avantazhuar për një rezultat pozitiv, por Club Brugge, shpesh i ka hapur probleme skuadrave të mëdha dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe këtë herë.
Grekët e Olympiacos presin në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusen. Dy ekipet u përballën mes tyre edhe në fazën e ligës, ku skuadra helene fitoi me rezultatin 2-0.
“Aspirinat” kanë shfaqur oshilacione të shumta këtë sezon dhe pritet të jetë një ndeshje spektakolare.
Këto takime do të luhen në orën 21:00, ndërsa me herët është programuar dueli Qarabag-Ne2castle që do të zhvillohet duke nisur nga ora 18:45.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)