play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Provinca kanadeze kërkon shkëputjen, falenderon Trumpin që i dha idenë

today16/02/2026

Background

Pjesa më e madhe e kanadezëve nuk e kanë pëlqyer idenë e Donald Trump-it për ta aneksuar vendin e tyre si shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Vetë propozimi kishte shkaktuar një valë patriotizmi dhe ndjenjash antiamerikane, që çuan në boshatisjen e rafteve të supermarketeve nga produktet amerikane dhe në fishkëllima ndaj himnit amerikan në ngjarje sportive.

Promotorët e ndarjes së provincës nga Kanadaja e kanë cilësuar si “një mundësi” propozimin provokues të aneksimit të hedhur vitin e kaluar nga ish-presidenti amerikan. Separatistët e shohin atë si një aleat të fuqishëm që mund të sfidojë politikën liberale dhe të ringjallë prodhimin e naftës.

Kundërshtarët nga ana tjetër, e shohin si një përpjekje për të shpërbërë kombin. Mundësia që shkëputja të kalojë konsiderohet e pamundur për momentin, por një krisje në shoqërinë kanadeze tashmë duket e qartë. Dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Trump.

Perspektiva e shkëputjes së Alberta-s e shqetëson Kanadanë. Provinca perëndimore është një fuqi e burimeve natyrore dhe zotëron pjesën më të madhe të naftës bruto kanadeze. Vetëm Arabia Saudite dhe Venezuela kanë rezerva më të mëdha. Zyrtarë të administratës Trump kanë pritur disa herë në Washington liderët separatistë të Alberta-s për të diskutuar mbi energjinë dhe tregtinë.

Steve Bannon, strategu historik i presidentit, ka ushqyer debatin mbi pavarësinë, ndërsa sekretari i Thesarit Scott Bessent ka mbështetur së fundmi lëvizjen duke deklaruar: “Njerëzit duan sovranitet.”

Mitch Sylvestre, i cili ka nisur referendumin, është shprehur i impresionuar pas takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit amerikan: “Besoj se ata do ta mirëprisnin një Alberta të lirë dhe të pavarur.”

Sipas Sylvestre, Washington-i nuk do ta bënte rajonin kanadez shtetin e 51-të, por do të zhvillonte shkëmbime tregtare. Vetë Trump nuk ka komentuar deri tani mbi shkëputjen e Alberta-s.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjeve të Wall Street Journal duke thënë se “anëtarët e administratës takojnë grupe të ndryshme të shoqërisë civile. Nuk është shprehur asnjë mbështetje dhe nuk janë marrë angazhime.”

Por momenti kur Trump mund ta bëjë këtë, për të vënë në vështirësi kryeministrin kanadez Mark Carney, mund të mos jetë i largët.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *