Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today16/02/2026
Këtë të martë, rikthehet Liga e Kampioneve, me ndeshjet e fazës “play off”. Kompeticioni është futur në një moment vendimtar dhe çdo gabim, mund të rezultojë fatal nga skuadrat.
Në orën 18:45, Juventusi luan një transfertë delikate në Turqi ndaj Galatasarayt. Italianët vijnë në këtë takim, pas humbjes me Interin dhe synojnë rezultat pozitiv në Stamboll.
Prej orës 21:00, do të luhen tre ndeshjet e tjera. Real Madrid rigjen sërish Benfican, skuadër më të cilën u përball në ndeshjen e fundit të fazës së ligës.
Madrilenët u mposhtën 4-2 në Portugali dhe do të kërkojnë hakmarrjen. Skuadra spanjolle ka favor të rëndësishëm, pasi ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi.
Duel tejet interesant do të jetë ai mes kampioneve në fuqi të PSG-së dhe skuadrës tjetër franceze, Monacos. Parisienët vijnë si të favorizuar në këtë takim, por fjalën e fundit do e thotë fusha e lojës.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Dortmund dhe Atalantës në “Signal Iduna Park”. Të dyja ekipet vijnë në formë të shkëlqyer dhe njihen për lojën e tyre sulmuese, prandaj spektakli është i garantuar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)