Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas përfundimit të javës së 21-të në Kategorinë Superiore, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 4-3-1-2, duke vlerësuar paraqitjet më të spikatura individuale.
Në portë është zgjedhur Martin Janacek i Elbasanit. Verdheblutë regjistruan një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Dinamo City me rezultatin 2-0, ku kontributi i portierit ishte vendimtar, duke ruajtur portën të paprekur.
Në mesfushë janë përzgjedhur Arli Pergjoni i Bylisit, Serxho Vogli i Tiranës dhe Patrik Myslovic i Tiranës.
Irgi Kasalla i Vorës mbështet repartin ofensiv, ku në sulm janë Sherif Kallaku i Vllaznisë dhe Ibrahima Diallo i Elbasanit. Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, është përzgjedhur trajneri më i mirë i javës. Nën drejtimin e tij, Elbasani po zhvillon një sezon pozitiv dhe aktualisht renditet në vendin e tretë në kampionat, vetëm një pikë larg Vllaznisë dhe Egnatias, duke konfirmuar konkurrencën e fortë në krye të renditjes.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)