Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Erërat e fuqishme goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti mbërtheu Evropën Veriore, duke lënë pa energji elektrike qindra mijëra familje, teksa po mbretërojnë temperatura të ulëta. Meteorologët nga Britania deri në Gjermani u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda, ndërsa lëshuan paralajmërime për motin e keq, përfshirë edhe alarmin e kuq për erëra – niveli më i lartë i rrezikut që rrallë lëshohet – për ishujt Skilli dhe Kornuall në jugperëndim të Anglisë. Në Francë, afër 380.000 familje mbetën pa rrymë, shumica dërrmuese në rajonin verior të Normandisë, bëri të ditur kompania e shpërndarjes së energjisë Enedis, ndërsa BBC-ja raportoi se rreth 65.000 familje kanë mbetur pa rrymë. Gjatë natës, në rajonin veriperëndimor francez Mançe u regjistruan erëra nga 216 dhe 213 kilometra në orë, thanë autoritetet. Stuhia ka bërë që të rrëzohen pemë në disa rajone dhe në të paktën një rast, një pemë ra mbi një ndërtesë banimi, por nuk pati të lënduar, thanë autoritetet në Francë.
Shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura në veri të Francës, ku janë lëshuar paralajmërime për motin e keq në 30 rajone të tjera. “Strehohuni dhe mos përdorni automjetet thuaja”, thanë autoritetet në Mançe të enjten, duke u bërë thirrje banorëve që të përgatisin furnizime të ujit dhe të sigurojnë llamba ndriçuese. Kushtet aktuale ekstreme të motit në Evropë kanë shkaktuar të paktën tetë viktima, dhe të enjten policia në Durrës të Shqipërisë nxori trupin e një burri nga ujërat pas përmbytjeve, disa ditë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe reshjeve të borës që goditën Ballkanin. Në Kosovë, përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa zona, por nuk ka viktima.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)