play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Sonte “Topi i Artë”

today15/12/2025

Background

Skena e Teatrit të Operas dhe Baletit do të shkëlqejë nga yjet e futbollit. Këtë të hënë zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” për futbollin shqiptar, ku të gjithë ata që kanë spikatur në sezonin që lamë pas dhe në atë aktualin do të vlerësohen me çmime.

FSHF do të akordojë 11 të tilla, duke nisur që nga talenti i vitit, talentja e vitit, arbitri më i mirë, trajneri më i mirë dhe shumë të tjera.

Mbrëmja do të kulmojë me fituesin e Topit të Artë, ku kandidatët janë Bekim Balaj, Baton Zabergja, Mario Dajsinani dhe Dejvi Bregu.

Edhe këtë edicion do të zgjidhet lojtari i vitit për Kombëtaren shqiptare, ku vetë futbollistët votojnë njëri-tjetrin.

Mbrëmja gala e Topit të Artë nuk është thjesht një ceremoni e ndarjes së çmimeve për futbollin, por një spektakël më vete me të ftuar specialë dhe pjesëmarrjen e shumë personaliteteve nga brenda dhe jashtë vendit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *