Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Drejtësia ndërkombëtare është gati të ndërmarrë një hap të ri në mbështetje të Ukrainës. Nesër, më 16 dhjetor, gjatë një konference të nivelit të lartë në Hagë, do të ngrihet komisioni i Këshillit të Europës i ngarkuar të shqyrtojë dhe vlerësojë kërkesat për dëmshpërblim të paraqitura nga viktimat e agresionit rus.
Ky është hapi i dytë i mekanizmit, që në vitin 2023 solli krijimin e regjistrit të dëmeve. Siç shkruan Ansa.it, në ceremoni pritet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili në mesditë do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin holandez, Dick Schoof.
Komisioni i ri do të ketë detyrën të verifikojë ankesat, të konstatojë përmasat e dëmeve dhe të përcaktojë dëmshpërblimet. Atë do ta përbëjnë komisionerë të emëruar nga shtetet nënshkruese, me kompetenca të gjera: ekspertë të vlerësimit të dëmeve dhe arbitrazhit, juristë, specialistë në mbështetje të viktimave, të shoqëruar nga figura me profile mjekësore, psikologjike dhe sociale, të domosdoshme për të trajtuar rastet e dëmit moral.
Fillimi i plotë i punës do të varet nga ratifikimet parlamentare dhe mund të kërkojë rreth një vit. Megjithatë, rruga është tashmë e përcaktuar: në vitin 2026 parashikohet faza e tretë, me krijimin e një fondi kompensimi që mund të financohet edhe nga asetet ruse të ngrira.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)